Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar se Ukraina ka marrë 3.2 miliardë euro në kuadër të kredisë mbështetëse prej 90 miliardë eurosh të Bashkimit Evropian.
3.2 miliardë eurot do të ndihmojnë në mbulimin e boshllëqeve buxhetore të Kievit dhe do të garantojnë stabilitetin financiar.
Pagesa e dytë e dedikuar për prodhimin e dronëve me vlerë rreth 6 miliardë euro pritet në ditët në vijim.
Lajmi vjen ndërsa Ukraina ka shtuar sulmet e saj ndaj infrastrukturës jetike në territorin Rusë si dhe brenda territorit Ukrainas në pjesët e kontrolluara nga Moska.
“Sot, po transferojmë këstin e parë në kuadër të kësaj kredie, e dashur Yulia, është pikërisht 3.2 miliardë euro në ndihmë makro-financiare”, ka thënë von der Leyen ndërsa po merrë pjesë në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës në Gdańsk të Polonisë.
“Ky është me të vërtetë solidaritet në veprim. Tregon se mbështetja e Evropës për Ukrainën do të qëndrojë”, ka shtuar von der Leyen.
Njoftimi shënon një pikë kthese pas një beteje politike gjashtëmujore për kredinë.
27 udhëheqësit e BE-së ranë dakord për paketën e ndihmës së jashtëzakonshme në dhjetor, pasi propozimi për të shfrytëzuar asetet e ngrira ruse dështoi në minutën e fundit.
Si alternativë, ata zgjodhën të krijonin kredinë prej 90 miliardë eurosh përmes borxhit të përbashkët.

