Kosovë Lajme

Mandati i ri i Kurtit: Ngrohje qendrore moderne për të gjitha rajonet

    Në mandatin e ri qeverisës do të ndërtohen sisteme të reja të ngrohjes qendrore dhe do të dyfishohet kapaciteti dhe mbulueshmëria e ngrohjes qendrore në Prishtinë.

    Gjatë mandatit do të përfundojë projekti për dyfishimin e kogjenerimit në Termocentralin “Kosova B”, projekti i ngrohjes qendrore në Obiliq, si dhe ngrohja qendrore solare në Prishtinë.

    Njëkohësisht, pa vonesa do të fillojë puna për projektet e ngrohjes qendrore në qytetet Gjilan, Ferizaj, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Lipjan.

    Me funksionalizimin e këtyre sistemeve, do të ulet ndjeshëm nevoja për ngrohje me energji elektrike dhe, rrjedhimisht, edhe varësia nga importi i energjisë elektrike.

    Këto projekte do të kenë ndikim të rëndësishëm edhe në mbrojtjen e mjedisit, duke reduktuar ndotjen nga djegia e drurit dhe qymyrit, si dhe duke ndikuar në uljen e prerjes së pyjeve.

    Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka përfshirë zgjerimin e ngrohjes qendrore në zotimet e saj programore, si pjesë e vizionit për energji më të qëndrueshme, mbrojtje të mjedisit dhe përmirësim të cilësisë së jetës për qytetarët.