Maqedoni

U shuan në lule të rinisë, dalin fotot e tre të rinjve që vdiqën në aksidentin në Qarkoren e Shkupit

    Janë publikuar fotografitë e katër viktimave të aksidentit të rëndë që ndodhi në unazën e Shkupit, afër nyjës së Mirkovcit, ku humbën jetën disa persona në një përplasje fatale mes një kamioni dhe një automjeti.

    Viktimat janë Marko Gjorgjievski, Petar Milanov, Adam Velkov dhe babai i tij, baritoni operistik Riste Velkov, përcjell INA.

    Jetët e Markos, Petarit dhe Adamit u shuan në moshën vetëm 20-vjeçare, ndërsa Riste Velkov humbi jetën në moshën 51-vjeçare.

    Sipas informacioneve, aksidenti ka ndodhur kur një shofer 76-vjeçar nga Kosova, duke drejtuar një kamion “MAN” me gjysmërimorkio, ka humbur kontrollin mbi mjetin, ka kaluar barrierën mbrojtëse dhe është futur në korsinë e kundërt të lëvizjes. Aty është përplasur drejtpërdrejt me një automjet “BMW” në të cilin ndodheshin viktimat.

    Nga përplasja e fortë ka shpërthyer zjarr, duke përfshirë të dy automjetet. Automjeti i viktimave është djegur plotësisht, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe kabinën e kamionit.

    Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit dhe përgjegjësinë ligjore për ngjarjen tragjike.