Rajon

Ardita Sinani: Presheva mirëpret delegacionin e Kongresit Amerikan

    Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se për herë të parë në histori, një delegacion zyrtar i Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i udhëhequr nga Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan, do të vizitojë Luginën e Preshevës.

    “Mirë se vini në Luginën e Preshevës. Presheva mirëpret delegacionin e Kongresit Amerikan. Një moment historik për Luginën”, ka shkruar ajo në Facebook”.

    Ndryshe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi ka thënë sot se për herë të parë në histori, një delegacion zyrtar i Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i udhëhequr nga Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan, do të vizitojë Luginën e Preshevës.

    Bislimi në një postim në Facebook shkruan se kjo nuk erdhi rastësisht, por është rezultat i pothuajse dy dekadave punë të pandalshme, takimeve të shumta në Washington DC, letrave nga kongresistë e senatorë amerikanë, brifingjeve në Senat, rezolutave dhe angazhimit të vazhdueshëm për ta ngritur zërin e shqiptarëve të Luginës aty ku merren vendimet më të rëndësishme në botë.