Botë Lajme

Putin takohet me Xi Jinping, në qendër të takimit marrëveshja për partneritetin

    Presidenti rus, Vladimir Putin, ka udhëtuar drejt Kinës, për t’u takuar me homologun e tij, Xi Jinping.

    Vizita e Putinit në shtetin partner të Rusisë vjen pak ditë pas vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump.

    Putin u prit me ceremoni në Kinë, ku bashkë me Xi-në shtrëngoi duart dhe u nisen drejt dhomës së takimit, transmeton IndeksOnline.

    Sipas mediave shtetërore kineze, Xi Jinping tha se situata në Lindjen e Mesme është në një “pikë kritike” dhe aktualisht po kalon nga lufta në paqe.

    Udhëheqësi kinez shtoi se fundi i armiqësive ishte “i domosdoshëm” dhe një rifillim i konfliktit do të ishte “i papranueshëm”, shkruan BBC.

    Të dy udhëheqësit pritet të marrin pjesë në një ceremoni zyrtare nënshkrimi më vonë sot.

    Sipas medias shtetërore ruse, në qendër të marrëveshjes do të jetë një deklaratë e përbashkët mbi forcimin e mëtejshëm të partneritetit gjithëpërfshirës dhe ndërveprimit strategjik, si dhe një deklaratë mbi shfaqjen e një bote shumëpolare dhe një lloji të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare.

    Putin i tha homologut të tij se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës kanë arritur “një nivel të paparë”.