Kosovë Lajme

Abdixhiku së bashku me Osmanin në takim me mësimdhënësit: Ku respektohet mësuesi, ndërtohet e ardhmja

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku së bashku me bartësen e listës zgjedhore të partisë, Vjosa Osmani kanë zhvilluar takim me mësimëdhënës në lagjen Dardania.

    Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se në këtë takim u diskutua për sfidat e arsimit në vend duke potencuar vlerën e lartë që kanë mësuesit duke ndërtuar dije, karakter, kulturë dhe qytetari.

    Postimi i plotë:

    Kafen e mesditës e pimë në Dardani, me mësimdhënëse e mësimdhënës.

    Me njerëzit e profesionit më fisnik, që çdo ditë, larg zhurmës e pa bujë, mbajnë mbi supe një nga përgjegjësitë më të mëdha të shoqërisë sonë, edukimin e brezave të rinj.

    Folëm për shkollën, për sfidat e arsimit, për lodhjen e përditshme, por edhe për dashurinë që ata kanë për profesionin e tyre. Sepse mësuesi nuk ndërton vetëm dije. Ndërton karakter, kulturë, qytetari dhe të ardhmen e një vendi.

    Folëm dhe për reformën e Jehonës, si model nacional i arsimit.

    Kosova ka nevojë ta kthejë arsimin në prioritet të vërtetë kombëtar. Me më shumë mbështetje për mësimdhënësit, me kushte më të mira në shkolla dhe me dinjitetin që e meriton profesioni fisnik i mësuesit.

    Sepse aty ku respektohet mësuesi, ndërtohet e ardhmja.