Kosovë Lajme

Kurti: Tash shkojmë për 60%

    Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti theksoi sot në Këshillin e përgjithshëm të kësaj partie se synimi në zgjedhjet e 7 qershorit është që të arrijnë deri në 60 për qind të votave

    “Prej shkurtit deri në dhjetor vitin e kaluar u rritëm për 9%, nëse rritemi po aq prej dhjetorit deri në qershor mund të prekim 60%. Nëse punojmë veçse ne dimë, me sinqeritet dhe përkushtim edhe kjo padyshim është e mundur”, u shpreh ai.

    Ai akuzoi opozitën për bllokim të proceseve institucionale, duke thënë se veprimet e saj nuk e kanë mundur popullin, por kanë synuar pengimin e shtetit. Sipas Kurtit, zgjedhjet e reja nuk ishin të domosdoshme, por shtoi se ato mund të jenë të tilla për disa faktorë politikë, por jo për popullin.

    “Sa herë po na bllokojnë ne po rritemi. Ata po marrin përgjigje më të fortë nga populli. Nuk kishim nevojë për këto zgjedhje. Mbase dikush, ndonjë strateg që drejton nga hija veprimet opozitare, po mendon që zgjedhjet janë të domosdoshme. Ndoshta janë për dikë, por jo për popullin e shtetin. Kjo po ndodh sepse kemi një opozitë e cila ka kuptuar se nuk mund ta mund popullin, por ka zgjedhur ta bllokojë shtetin. Vullnet i popullit nuk është nen kushtetues, është forcë e historisë që na shpie përpara”, deklaroi ai.

    Kurti theksoi gjithashtu se qeverisja e tij mbetet e përkushtuar ndaj vlerave evropiane dhe luftës kundër korrupsionit, duke shtuar se integrimi evropian nuk është vetëm objektiv politik, por pjesë e identitetit dhe vlerave të shoqërisë. (INA)