Rajon

Vuçiq pretendon ndërtimin e një autostrade deri në Mitrovicë, kërkon garancë nga SHBA-ja

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur sot për projektet infrastrukturore që synon të ndërtojë.

    Ai ka përmendur edhe një “autostradë” që do të arrijë deri në Jarinje, derisa ka thënë se dëshiron që atë ta vazhdojë disa kilometra edhe brenda Kosovës.

    Kreu i shtetit serb ka thënë se Serbia e paguan gjithë investimin, duke thënë se amerikanët duhet të sigurohen që Kosova nuk e pengon.

    “Jemi të gatshëm të paguajmë për ndërtimin, pra 45 kilometra autostradë deri në Mitrovicë. Ne po paguajmë gjithçka, çmimin e plotë, vetëm që amerikanët të sigurohen që Prishtina të mos shkaktojë probleme për këtë çështje”, ka shtuar Vuçiq.