Nga Adriatik Riza Dosti
Mua nuk me intereson…madje hic fare se cfare idesh ka ne koke Albin Kurti marksiste, social demokrate, leniniste, majtiste, sorroiste , rilindase , komuniste , socialiste , demokratike , nacionaliste etj etj …le ti mbaje per vete.
Mua nuk me intereson gjithashtu hic fare se cili eshte idhulli i Albin Kurtit …Mao Ce Duni, Brezhnjevi, Tito, Enveri, Fidel Kastro , Jon Kenedi , Ten Hsiao Pini , D.Trump etj etj …le ti mbaje per vete .
Mua nuk me kercet hic fare se c’ prirje e c’ idhuj apo edhe fotografite e kujt mban ne xhepin e tij e ne konakun e tij Albini.
Mua nuk me intereson fort ngjyra e Maces …boll qe te haje Miun …ndaj dhe Albinit i vleresoj c’ka po ben per Kosoven realisht e konkretisht me vepra konkrete e jo c’ ka po thote a me ke po takohet e me ke po del ne fotografi.
Mua me intereson para se gjithash e mbi gjithcka qe ai eshte patriot dhe e do vendin e vet…eshte burre trim, i guximshem e kurajoz , e do popullin e tij …e do Kosoven me shume se vetja ndaj dhe ja ka vene Vucicit e Serbise kufirin tek thana e si trembet syri prej kerkujt.
Ndaj dhe ata e shqiptaro – serbet e tyre shqipfoles te Tiranes e te Prishtines nuk po lene gje pa bere e kthyer mbrapsht per ta rrezuar Albinin prej aty ku eshte.
Shihni me kujdes se cilet jane ne krye te turmes rrugacerore e antishqiptare qe i jane turrur kaq egersisht Albinit dhe c’ perfaqesojne ata dhe …no comment.
Albini eshte vet-vetja e nuk fshihet neper brekushet e Edi Rames e as mbrohet me fotografine e I.Rugoves nga pas shpine sic ben aq shpifur e abuzon asisoj fjala vjen Vjosa Osmani.
Albini s’ ka asgje te perbashket me poshtersite e Abdixhikut, me pa besite e Hamzes e as me injorancen e idiotizmin e lindur e banal te Ramushit…e sigurisht as edhe me dhelperite neveritese te Vjoses .
Mua me pelqen qe Albini eshte i drejte, serioz, korrekt, i sinqerte, i drejteperdrejte me gjithkend, publik , i pa korruptueshem, dhe i mencur e qe s’ di me vjedh e as me u pasuru ne kurriz te vendit e te popullit te vet.
Qe nuk merret me tendera e favorizime apo edhe pislliqe te tjera ne emer te pushtetit qe ka.
Qe i ka dhene vendin e vet e dinjitetin qe i takon Diaspores se vendit te tij nderkohe qe te tjeret me kete fare Opozite antishqiptare ne krye i shane e i fyen rende motrat e vellezerit tane qe jetojne e punojne jashte Kosove ….kur ata erdhen te votojne per vendin e popullin e tyre…
Ai jeton ne apartament me qera njesoj si ty o popull e qe ka ne llogarine e tij bankare aq sa c’ kemi modestisht sejcili prej nesh qe jetojme me rroga e jo me para te pista .
Qe s’ eshte as i korruptuar e as abuzues me postin qe ka.
Qe vendosi Shtetin ne veri te Kosoves e sot Mitrovica ndihet shqiptare me shume se kurre .
Qe i falet ligjit e kushtetutes …e ndaj po i denon kesisoj terroristet serbe , kriminelet e armiqte e Kosoves .
Qe ka investuar e po investon dhe po e modernizon e armatos ushtrine e Republikes se Kosoves si kerkushi tjeter para tij .
Qe po investon e po nxit prodhimtarine ne vend e po i gjindet bujkut e fshatit si kerkush tjeter.
Qe do arsimim, rini te se nesermes, shendetesi, rend e polici, art -kulture e sport , ligj e drejtesi per te gjithe njesoj.
Qe e ka ulur Kosoven me dinjitet si te barabarte me kedo ne arenen nderkombetare.
Qe po mendon e kujdeset per grate , femijet e pleqte me ndihma e veprime konkrete e jo me fjale e as me genjeshtra e premtime boshe.
Qe pensionistit po ja ben jeten me te lehte.
Qe po lufton pasurimin e hajnine e atyre qe kane vjedhur e kerkojne ende te vjedhin duke u mbuluar me pallton e djeshme te luftes e duke abuzuar rende edhe me statusin e veteranit te saj.
Eshte i vetem perballe lukunise se Ujqerve cilet po vazhdojne ti vene gure nen rrota atij , qeverise , shtetit , parlamentit e qeverisjes se tij ndaj dhe nuk ju intereson as zgjedhja e presidentit te ri, as mungesa e shtetit ,qeverise e parlamentit , as Kosova e populli i saj e hic gje fare…
Ata duan vetem nje gje…te mos qeverise ai qe po gjurmon vjedhjet e hajdutlliqet e tyre…pasurimin tyre te frikshem e te pa ligjshem …ai qe kerkon ti vere ne bangon e te akuzuarve , nese gjenden fajtore ti fuse ne burg…ai qe do qe milionat e vjedhura popullit te Kosoves ti rikthehen po ketij te fundit .
E ndaj tek luftojne kaq egersisht Albinin duke e akuzuar me lloj lloj shpifjesh neveritese normal qe su bie kerkundi nder mend as per Kosove e as per popullin e saj.
Popull hap syte…shkoji pas te ndershmit, patriotit, trimit e te mencurit …e mos bjere viktime e hajduteve , antishqiptareve e kelysheve te paguar te Beogradit qe s’ kane lene gje pa bere e s’ po lene gur pa kthyer mbrapsht ne dem te Kosoves …vetem e vetem qe te kryqezojne e te rrezojne Albinin.
Besojini e votojeni ate qe eshte popull si ju ani pse mban nje post te larte shteteror e qeveritar.
Eshte fat qe Kosova e kombi shqiptar ne kete lloj situate te frikeshme globale ka ne krye nje si Albini.
Mbeshtesni ate qe po e sulmojne poshtersisht mediat e kelyshet e saj te paguar po prej Beogradit e fatkeqesisht edhe prej Tirane … e mos degjoni prockat e Batoneve, Berateve , Editave, Vlorave , Hykmeteve e Ganave.
Ani…pema me kokrra qellohet thote populli.
Albinit shkojini mbrapa per cfare ben per ju e vendin tuaj e lerjani ne koke idete e ideollogjite e tij sikurse edhe idhujt e tij ok …
Albini nuk eshte as gjeni e as perfekt , as zoti e as i pa gabueshmi as edhe nga ata qe ka imunitet nga gabimet por ama eshte i YTI Kosove , eshte biri yt e krenaria jote…ndaj ruaje, mbroje e votoje se…ke votuar per veten tende e per vendin tend.
Ai qe eshte patriot, kurajoz , trim, i ndershem , qe nuk vjedh, nuk eshte i korruptuar, qe i ka duart e pastra , qe armikut i tregon gjoksin e jo shpinen, ai qe nuk abuzon e qe nuk tradheton vendin e popullin e vet e ai qe mendon vec per ty o popull eshte modeli qe duhet ndjekur.

