Anëtari i VV-së në KQZ, njëherit edhe zotëriu i parë i Republikës së Kosovës, Alban Krasniqi i ka reaguar ish-Presidentes së Kosovës, Vjoa Osmanit.
Ajo përmes një video ku në sfond shihej fotografia e Ibrahim Rugovës, u ankua për padrejtësi nga kryeministri Albin Kurti.
“Aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetë. Ju ftoj të bashkoheni në këtë mision sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli”, tha Osmani në video.
E Alban Krasniqi përmes një postimi në Facebook, e akuzoi atë për tradhti ndaj votuesve.
“Fotoja e Rugovës në sfond nuk e mbulon tradhëtinë ndaj votuesve dhe mbështetësve”, ka shkruar ai

