Portieri legjendar, Manuel Neuer, ka vendosur përfundimisht të mos rikthehet në Kombëtaren e Gjermanisë, duke i dhënë fund çdo spekulimi për një paraqitje të mundshme në Botërorin 2026.
Në një deklaratë të fundit, gardiani i Bayern Munich u shpreh qartë:
“Rikthimi në kombëtare? Gjithçka në lidhje me këtë është mbyllur… ajo që ka rëndësi tani është ky sezon me Bayernin”.
Sipas ish-legjendës së futbollit gjerman Lothar Matthaus, rikthimi i Neuer nuk është në planet e trajnerit aktual të Gjermanisë, Julian Nagelsmann.
“Julian Nagelsmann nuk do ta hapë atë derë për rikthimin e Neuer-it dhe për këtë arsye fjalët e Manuelit për pensionimin mbeten të pandryshueshme”, deklaroi Matthaus.
Me këtë vendim, një nga portierët më të mëdhenj në historinë e futbollit mbyll përfundimisht kapitullin e tij me Kombëtaren, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare.

