Kosovë Lajme

U.D. Presidentja Haxhiu takon ministrin Maqedonci dhe komandantin Bashkim Jashari

    U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu priti në takim Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

    “Diskutuam për arritjet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, sfidat aktuale dhe hapat e ardhshëm për fuqizimin strategjik të FSK-së”, ka thënë u.d Presidentja Haxhiu.

    Ajo ka thënë se zhvillimi i mëtejmë i FSK-së mbetet prioritet shtetëror dhe kyç për forcimin e sigurisë së Republikës së Kosovës.