Kosovë Lajme

Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

    U.d. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim drejtoreshën Ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti.

    “E falënderova znj. Rushiti për angazhimin e saj të palodhshëm dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, një mision me rëndësi të veçantë, jo vetëm për të mbijetuarit dhe shoqërinë tonë, por edhe për forcimin e drejtësisë dhe dinjitetit në shtetin tonë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

    Ajo tutje ka thënë se e ka siguruar drejtoreshën e QKRMT-së se do të ketë mbështetjen e saj të plotë dhe të institucioneve në çdo përpjekje për avancimin e të drejtave, dinjitetit dhe mirëqenies së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë dhunës.