Kosovë Lajme

Kurti uron Pashkët: Kjo ditë le të na kujtojë rëndësinë e harmonisë mes nesh

    Kryeminsitri Albin Kurti ka uruar festën e Pashkës për besimtarët katolikë dhe protestantë.

    Në një postim në Facebook ka shkruar se Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta njerëzore.

    “Gëzuar për të gjithë besimtarët në Kosovë e kudo në botë Ditën e Madhe të Ringjalljes së Hyjit, ditën e përjetësisë! Shpresa, sakrifica, dashuria, falja dhe rilindja si nevojë për të ndryshuar për të mirë, janë mesazhet kyçe të kësaj feste. Le të na kujtojë kjo ditë e shenjtë rëndësinë e harmonisë mes nesh dhe të na frymëzojë për më shumë kujdes, solidaritet dhe respekt ndaj njëri-tjetrit. Sot dhe gjithmonë, Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta njerëzore dhe i besimit në një jetë më të mirë për të gjithë”, ka shkruar ai.