jatë mbajtjes së seancës së Kuvendit Komunal të Prishtinës, asambleistët kanë dhënë një mesazh simbolik mbështetjeje për Kombëtaren e Kosovës.
Ata janë shfaqur me shalla të Kosovës, duke treguar solidaritet dhe përkrahje për ekipin kombëtar, i cili sonte zhvillon një ndeshje të rëndësishme përballë Turqisë.Kjo përballje është e vlefshme për finalen e play-offit, një ndeshje vendimtare për rrugëtimin e mëtejshëm të Kosovës në garat ndërkombëtare.
Gjesti i asambleistëve është parë si një akt simbolik që pasqyron përkrahjen institucionale dhe qytetare për ekipin kombëtar në një moment të rëndësishëm sportiv.

