Kosovë Lajme

Albin Kurti: “Kualifikimi në Kupën e Botës, hap i jashtëzakonshëm për Kosovën”

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një reagim në rrjetet sociale ku ka vlerësuar lart rrugëtimin historik të përfaqësueses së Kosovës drejt kualifikimit në Kupën e Botës. Ai ka theksuar se ky sukses është një arritje e madhe për vendin dhe meritë e punës së palodhur të futbollistëve dhe stafit teknik.

    Kurti ka nënvizuar se Kosova ka shënuar gjashtë ndeshje rresht pa humbje, duke e cilësuar finalen e së martës si plotësisht të merituar. Sipas tij, lojtarët kanë treguar përkushtim, unitet dhe zemër në çdo ndeshje, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

    Duke folur për përballjen me Turqinë, ai ka vlerësuar kundërshtarin si ekip të mirë, por ka shtuar se edhe Turqia “ka përballë një kundërshtar shumë të fortë”, duke iu referuar Kosovës. Kurti tha se energjia dhe besimi që ka parë te futbollistët e jep shpresë për një tjetër rezultat pozitiv.

    “Besoni në veten tuaj, ashtu siç besojmë ne në secilin prej jush. Dilni në fushë dhe luani me zemër për Kosovën”, ka shkruar ai, duke i inkurajuar lojtarët të japin maksimumin.

    Kryeministri ka falënderuar lojtarët, trajnerin Franco Foda dhe gjithë stafin për angazhimin dhe rezultatet e arritura deri tani, ndërsa ka bërë thirrje që qytetarët nga çdo cep i botës të qëndrojnë fuqishëm pas tyre.

    Në fund, ai ka uruar: “Na priftë e mbara!”