Kosovë Lajme

Kryetarja Haxhiu priti në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e ShBA-së, Anu Prattipati

    Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati.

    Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend.

    Po ashtu, pjesë e diskutimeve kanë qenë prioritetet e Kuvendit si dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm në mbështetje të proceseve demokratike.