Kosovë Lajme

“Tash është koha për drejtësi të pavarur”, Haxhiu përshëndetë zgjedhjen e kryesisë së re në Këshillin Prokurorial

    Albulena Haxhiu e ka përshëndetur zgjedhjen e kryesuesit dhe zëvëndëskryesuesit në Këshillin Prokurorial.

    Kryeparlamentarja ka thënë se kjo shënon një fazë të re në systemin e drejtësisë.

    “Përshëndes mbledhjen e mbajtur të Këshillit Prokurorial, në të cilën u zgjodhën Kryesuesi dhe Zëvendëskryesuesi, një hap i rëndësishëm në zbatimin e ndryshimeve të fundit ligjore dhe në avancimin e reformës në drejtësi.

    Ky proces shënon një fazë të re për Këshillin Prokurorial dhe dëshmon përkushtimin e institucioneve tona ndaj një sistemi të drejtësisë të pavarur, transparent dhe llogaridhënës.

    Është inkurajuese të shohim që përpjekjet për të forcuar rolin e Këshillit Prokurorial dhe për të rritur besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë po konkretizohen përmes hapave të tillë institucionalë.
    I uroj suksese dhe punë të mbarë përbërjes së re të Këshillit Prokurorial, me besimin se angazhimi dhe vendimmarrja e tyre do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit dhe në një sistem drejtësie më të besueshëm për të gjithë qytetarët” shkruan Haxhiu në reagim.