Sport

Debutim tragjik, portieri i Tottenhamit del me lot nga fusha

    Antonin Kinsky është fytyra tragjike e Tottenhamit sonte.

    Portieri çek bëri dy gabime amatoreske në debutimin e tij në Champions League, me fanellen e ”Spurs”, të cilat i kushtuan me dy gola të shënuar nga Atletiko Madrid.

    Menjëherë pas gabimit të dytë, ishte minuta e 17-të e ndeshjes kur trajneri Igor Tudor e largoi nga fusha, duke e zëvendësuar me Guglielmo Vicario.

    Kinsky duke u larguar nga fusha ishte me lot në sy, duke u ndjer fajtor për tre gola të pësuar brenda 15 minutave.