Kosovë Lajme

Haxhiu takon drejtorin e APK-së, flasin për raportin dhe buxhetin

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar takim me drejtorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj.

    Haxhiu thotë se me kreu e APK-së diskutuan për raportin që Agjencia përgatitë për Kuvendin e për aspektin buxhetor, që sipas kryeparlamentares do të ndikojë në zhvillimin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

    “Biseduam për punën e Agjencisë, raportin që ajo përgatit për Kuvendin, si dhe për bashkëpunimin tonë në këtë drejtim. Diskutuam gjithashtu për aspektin buxhetor që do të ndikojë në zhvillimin e Agjencisë për nevojat funksionale si dhe për projekte që e forcojnë institucionin në aspektin zhvillimor”, ka bërë të ditur kryeparlamentarja pas takimit me Buleshkajn që drejton APK-në.