Kosovë Lajme

Pyetjet që munguan në intervistën e Çim Pekës me Vjosa Osmanin

    Shkruan Milaim Nela

    1. Kur dhe pse ndodhi krisja me Albin Kurtin?

    2. Pse ai hoqi dorë nga kandidimi juaj?

    3. Cila ishte axhenda e vizitës të kërkuar nga Edi Rama me 16 Shkurt?

    4. Si ndodhi që ju dolët në konferencë shtypi me Edi Ramën e jo homologu i tij Z.Kurti?

    5. Çfarë u diskutua me Ramën në zyrën tuaj?

    6. A u diskutua për rikandidimin tuaj si presidente?

    7. Për çfarë u dakordësuat sa i takon pjesëmarrjes në mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes?

    8. Si ndodhi që ai foli në atë mbledhje e jo ju që kishit marrëdhënie shumë më të veçantë e speciale me Presidentin Trump?

    9. A ishte konsultuar me juve paraprakisht për pjesën e fjalës që ai mbajti për Kosovën në fjalën e tij?

    Nëse po pse e lejuat një gjë të tillë?

    Nëse jo pse nuk protestuat brenda sallës apo jashtë saj që përfaqësuesja e Kosovës jeni ju dhe jo ai e për rrjedhojë ai nuk mund të flasë në emër të Kosovës?

    10. A ka patur një lobim nga lobistët e Edi Ramës për ftesën tuaj në themelimin e Bordit të Paqes?

    11. Si ndiheni ju si presidente e Kosovës që Tirana Zyrtare e Edi Rames refuzon sot e kësaj dite të miratojë një rezolutë kundër gjenocidit serb në Kosovë?

    12. Si ndiheni ju si presidente e Kosovës kur Edi Rama bën avokatinë e Serbisë dhe Vuçiçit në forumet ndërkombëtare e jo të Kosovës e integritetit territorial të saj?

    13. Sa njohje të Kosovës në 13 vite pushtet të Edi Rames janë kontribut i qeverise dhe diplomacisë së tij?

    Sa?

    14. Si politikane a ngelet më ndarje ideologjike mes jush dhe Edi Ramës e sektit të tij rilindas?

    A ka rol Richard Grenell në prishjen e aleancës tuaj me Albin Kurtin?

    15. A realisht besoni se Edi Rama dhe qeverisja e tij janë në anën e Kosovës?

    16. Çfarë komenti keni dhe si ndikon tek Kosova dhe njohja e saj nga Serbia letra e përbashkët Rama-Vuçiç drejtuar BE-së e që u botua në FAZ para disa ditësh?