Maqedoni

Qoku: Pas Prekazit në konakun e Bacit Rifat, në Prishtinë tek kryeministri Albin Kurti. VLEN-i një!

    Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, njoftoi se pas homazheve në Prekaz dhe vizitës në konakun e Bacit Rifat Jashari, delegacioni i VLEN-it ka vazhduar vizitën në Prishtinë, ku është pritur nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Sipas Qokut, në këtë takim morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali, si dhe deputetët Mimoza Musa dhe Ilir Demiri.

    Në takim ishte i pranishëm edhe këshilltari i Kryeministrit Kurti, Elvis Hoxha.

    Vizita në Prishtinë erdhi pas qëndrimit të delegacionit në Prekaz, ku u bënë homazhe për komandantin legjendar Adem Jashari dhe dëshmorët e familjes Jashari në kuadër të aktiviteteve për përkujtimin e Epopesë së UÇK-së.