Koalicioni i udhëhequr nga LVV është fitues i zgjedhjeve të parakohshme dhe nuk ka asnjë interes që Kosova të shkojë në zgjedhje të tjera të parakohshme, të cilat me gjasë nuk do t’i japin një shumicë mjaftueshëm të madhe për ta zgjedhur vetë presidentin.
Pra, problemi do të mbetet në tryezën e partive, siç është tani.
Nuk është çështja nëse koalicioni e përkrah ose jo rikandidimin e presidentes aktuale, por që të shmangen zgjedhjet e kota, sepse prapë do të jenë partitë që do të duhet të gjejnë një emër konsensual.
Koalicioni ka punuar pa problem për pesë vite me presidenten aktuale dhe nuk ka arsye pse të mos bashkëpunojë edhe katër vite të tjerë.
Pyetja e vërtetë është pse partitë opozitare nuk po duken të gatshme ta mbështesin Osmanin?

