Botë Lajme

Zyrtari izraelit: Kemi gjetur trupin e Khameneit

    Një zyrtar i lartë izraelit ka thënë për “Reuters” se forcat izraelite kanë gjetur trupin e liderit të Iranit, Ali Khamenei.

    Agjencia e lajmeve Axios burimet ka raportuar se edhe ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, ka njoftuar zyrtarët amerikanë se Khamenei është vrarë në sulmet e përbashkëta në Teheran.

    Para pak minutash edhe mediumet më kredibile izraelite kanë cituar zyrtarë izraelitë që kanë deklaruar se Khamenei është gjetur i vdekur.

    Paraprakisht edhe kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se “ka shenja të shumta se lideri suprem i Iranit nuk është më”.