Ministri Arben Vitia ka bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka përfituar 10,063,676.00 dollarë amerikanë nga raundi i tretë i financimit të Pandemic Fund.
Më 12 shkurt 2026, Bordi Drejtues i Pandemic Fund ndau gjithsej 499.6 milionë dollarë për 20 projekte në mbarë botën, duke mobilizuar mbi 4 miliardë dollarë financim shtesë nga partnerë të ndryshëm. Kosova është një nga vendet përfituese përmes projektit MAKE READY.
Ky projekt do të ndihmojë në:
Përmirësimin e identifikimit të hershëm të rreziqeve shëndetësore
Reagim më të shpejtë ndaj emergjencave
Forcimin e sistemeve laboratorike
Menaxhim më efikas të emergjencave të shëndetit publik.
“Ministria e Shëndetësisë shpreh mirënjohje ndaj Pandemic Fund dhe partnerëve ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e sistemit shëndetësor të Republikës së Kosovës”, ka thënë Vitia.

