Kosovë Lajme

Glauk Konjufca tregon emrin e presidentin të ri!

    Ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Glauk Konjufca i pyetur nëse do të jetë ndonjë emër i familjes Jashari kandidat për president, tha se “këto janë koordinatat në të cilat po veprojnë”.

    Në një prononcim për gazetarët pas takimit me kryediplomaten e Shqipërisë, Elisa Spiropali, Konjufca tha se anëtarë të familjes Jashari janë emrat e vetëm që kanë shkaktuar “pritje pozitive”.

    “Ky është një konsensus i partive politike. Deri tash të vetmit emra që kanë shkaktuar automatikisht një pritje pozitive, një konsensus automatik në shoqërinë tonë, është një president nga radhët e familjes Jashari”, tha ai.

    Derisa nuk pranoi të përgjigjet kur u pyet nëse ka pasur vullnet nga familja Jashari për këtë.

    “Nuk mund të flas për këtë gjë”, tha Konjufca.