Kosovë Lajme

Gërvalla: Reformimi i sistemit të drejtësisë është i panegociueshëm

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar dhe reformimi i sistemit të drejtësisë është i panegociueshëm.

    Në një takim me përfaqësuesin rezident të Programit për Zhvillim të OKB-së (UNDP), Nuno Queirós, Gërvalla diskutoi rreth prioriteteve strategjike dhe drejtimin konkret të bashkëpunimit ndërinstitucional, shkruan IndeksOnline.

    “Avancimi i reformës në drejtësi, forcimi i mekanizmave kundër korrupsionit, garantimi i qasjes së barabartë në drejtësi për çdo qytetar, procesi i vetingut në sistemin e drejtësisë, ligji për Byronë, konsolidimi i mekanizmave të llogaridhënies, adresimi efektiv i dhunës në familje ishin në fokus të bisedës sonë. Këto politika kërkojnë vullnet politik, por edhe kapacitete të qëndrueshme e ekspertizë teknike” u shpreh Gërvalla, pas takimit.

    Ajo thotë se bashkëpunimi me UNDP-në konsiderohet si instrument i rëndësishëm për mbështetje teknike, zhvillim kapacitetesh dhe harmonizim të reformave me standardet ndërkombëtare.

    “Objektivi ynë është i qartë, politika që prodhojnë rezultate të matshme, institucione që funksionojnë me integritet dhe një sistem drejtësie që gëzon besimin e qytetarëve” deklaroi Gërvalla.

    Ky është postimi i plotë i saj:

    Reformimi i sistemit të drejtësisë është i panegociueshëm
    Në një takim kortezie prita z. Nuno Queirós, Përfaqësuesin Rezident të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), me të cilin zhvillova një diskutim përmbajtësor rreth prioriteteve strategjike dhe drejtimin konkret të bashkëpunimit ndërinstitucional. Avancimi i reformës në drejtësi, forcimi i mekanizmave kundër korrupsionit, garantimi i qasjes së barabartë në drejtësi për çdo qytetar, procesi i vetingut në sistemin e drejtësisë, ligji për Byronë, konsolidimi i mekanizmave të llogaridhënies, adresimi efektiv i dhunës në familje ishin në fokus të bisedës sonë. Këto politika kërkojnë vullnet politik, por edhe kapacitete të qëndrueshme e ekspertizë teknike.
    Bashkëpunimin me UNDP-në e konsiderojmë si instrument të rëndësishëm për mbështetje teknike, zhvillim kapacitetesh dhe harmonizim të reformave me standardet ndërkombëtare. Megjithatë, objektivi ynë është i qartë, politika që prodhojnë rezultate të matshme, institucione që funksionojnë me integritet dhe një sistem drejtësie që gëzon besimin e qytetarëve.
    Republika e Kosovës është gjithmonë e përkushtuar për thellimin e partneriteteve që kontribuojnë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në përshpejtimin e reformave me ndikim real.