Kosovë Lajme

Haxhiu pret ambsadorin italian, flasin për bashkëpunimet parlamentare

    Kryetarja e Kuvendit Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

    Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë, duke theksuar se shteti italian ishte në krah të Kosovës dhe qytetarëve të saj në çdo fazë të zhvillimit.

    “Kryetarja Haxhiu gjithashtu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, vazhdon njoftimi nga Kuvendi i Kosovës.

    Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

    Rruga Press