Modelja e njohur, Alba Vukaj, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një paraqitje mbresëlënëse në postimin e fundit në Instagram.
E veshur me një fustan të gjatë transparent ajo është shfaqur në një ambient luksoz nga Tailanda.

Fustani ia thekson linjat trupore, ndërsa grimi i kuruar dhe flokët e drejta të lëshuara plotësojnë pamjen glamuroze.
Brenda pak minutash nga publikimi, postimi ka grumbulluar mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për elegancën dhe stilin e saj unik.
Me këtë paraqitje, ajo dëshmon edhe një herë se mbetet një nga figurat më të komentuara dhe më me ndikim në rrjetet sociale.

