Kosovë Lajme

Mishetiqi mbyll mbrojtjen me kërkesë të prerë: Të nderuar gjykatës, ju lutem, shpallni pafajësinë për të gjitha akuzat

    Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka përfunduar sot deklarimet përmbyllëse në gjyqin që po i bëhet ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

    Mishetiqi në fund të fjalës së tij ka kërkuar nga gjykata që të shpallin pafajësinë për të gjitha akuzat sa i përket Hashim Thaçit.

    “Të nderuar gjykatës, ju lutem, shpallni pafajësinë për të gjitha akuzat”, ka deklaruar Mishetiqi.

    Ai gjithashtu ka falendëruar të gjithë për bashkëpunimin, përfshirë prokurorinë e Hagës.

    Pas Mishetiqit, fjalën në seancën e sotme e ka marrë avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Rodney Dixon.