Kosovë Lajme

18 vjet shtet, Haxhiu: Liria kërkon angazhim të përditshëm, urime Kosovë!

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka uruar 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

    Ajo tha se edhe pse Kosova është një republikë e re, ajo, sipas saj, nuk është e re për ta kuptuar që liria kërkon angazhim të përditshëm.

    Pos tjerash, kryekuvendarja tha se sot kujtohen dhe nderohen të gjithë ata që dhanë jetën për lirimin e Kosovës.

    “Sot shënojmë 18-vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Mbase një republikë e re, por jo edhe aq e re për të kuptuar që liria kërkon angazhim të përditshëm. Sot, por edhe çdo ditë tjetër kujtojmë me nderim dhe respekt të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për Pavarësinë që sot ne e gëzojmë. Sot nderojmë po ashtu figurat e larta, që kontribuuan në rrethana dhe periudha të ndryshme për çlirimin, lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës”, tha Haxhiu.