Avokati i njohur, Arianit Koci ka dal me një reagim alarmues nga Beogradi.
Koci në postimin e tij ka thënë se atje gjendet për lirimin e veteranit të UÇK-së, Mit’hat Llozhani që u arrestua së fundmi nga autoritet e Serbisë, derisa po kalonte transit.
Ai tha se ka informata që edhe ai është i rrezikuar. Tutje, ai shtoi se ka informata që Llozhani nuk është në gjendje të mirë dhe se është dërguar në një burgt me pjestarët e grupit famëkeq të Arkanit.

