Kosovë Lajme

Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në Skenderaj

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në Skenderaj.

    Sipas njoftimit, kjo ndërprerje ndodh si shkak i një defekti teknik në Klinën e Mesme, konkretisht në gypin kryesor të furnizimit me ujë.

    “Ekipet teknike po punojnë për sanimin e defektit”, thuhet në njoftim.

    Nga KRU “Mitrovica” u bëhet thirrje qytetarëve për mirëkuptim deri në normalizimin e gjendjes.