Kosovë Lajme

Gjendet pa shenja jete një 50-vjeçar në Bilinicë të Gjilanit

    Një person i moshës rreth 50-vjeçare, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij në fshatin Bilinicë të Gjilanit.

    Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënës i Policisë për Gjilanin.

    “Me datën 07.02.2026 rreth orës 12:20, kemi pranuar informacion se në fshatin Bilinicë të komunës së Gjilanit, nga familjarët është gjetur pa shenja jete një person mashkull, i vitit të lindjes 1976. Njësitet relevante policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete”, ka thënë Osmani.

    Ai theksoi se hetimet lidhur me ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti janë duke u zhvilluar nga Njësia për Hetime Rajonale në Gjilan, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit.

    Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Press7.tv/