Kosovë Lajme

Kurti për pretendimet se në Gjilan prodhohen dronë luftarakë: S’mund t’i di hollësitë e secilës kompani

    Kryeministri Albin Kurti ka folur lidhur pretendimet e dy kompanive nga Gjilani se prodhojnë dronë luftarakë.

    Kurti, i cili në nëntor të vitit të kaluar i ka vizituar kompanitë “Future Minds Acacemy” dhe të “Miga Skyshield” në Gjilan, në deklarimin për media pas vizitës që ka bërë të Oda e Mjekëve, ka thënë se nuk mund t’i dijë hollësitë e secilës kompani.

    “Unë kam vizituar me qindra kompani anë e mban Kosovës gjatë këtij katërvjeçari. Nuk mund të them që i di të gjitha hollësitë e secilës kompani, por natyrisht jam i hapur që t’i dëgjoj edhe kritikat atëherë kur diçka nuk ka qenë ashtu siç më është prezantuar. Kur vije te aspektet e hollësishme teknike dhe profesionale nuk mund ta di paraprakisht cilat janë ato skatësisht për secilën kompani”, ka deklaruar Kurti.