Big Brother po e mban Albën në shtëpi kundër vullnetit të saj. Konkurrentja Alba, sipas asaj që është parë dhe dëgjuar brenda shtëpisë, më shumë se tre herë ka kërkuar qartë të largohet nga gara, duke theksuar se ka probleme personale dhe gjendje të rënduar emocionale që nuk po i përballon më brenda formatit. Pavarësisht këtyre kërkesave të përsëritura, ajo nuk është lejuar të largohet. Nga situatat e transmetuara dhe reagimet e banorëve, Alaudini dhe produksioni kanë ndërhyrë duke insistuar që Alba të vazhdojë qëndrimin, duke e mbajtur praktikisht “me zor” brenda shtëpisë. Kjo situatë ka hapur pikëpyetje serioze në publik: pse një konkurrent nuk lejohet të largohet kur shpreh qartë dëshirën për të dalë, sidomos kur përmenden probleme personale? A janë rregullat e formatit mbi vullnetin dhe mirëqenien e konkurrentëve, apo duhet të respektohet vendimi i tyre në çdo moment?

