Lajme Shqipëri

Edi Rama nderohet me medaljen më të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe

    Kryeministri Edi Rama është nderuar medaljen më të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe.

    “Thellësisht i prekur prej surprizës së paimagjinueshme dhe nderimit të jashtëzakonshëm nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara, Sheikut Zayed, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, të cilin e mora përulësisht, plot krenari për Shqipërinë dhe me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, Lartësinë e Tij Sheikh Mohammed bin Zayed, si edhe për çdo shqiptar që ma ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut tonë të përbashkët”, shkroi Rama në Facebook.

    Rama ndodhej në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi mori pjesë në Samitin e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dabi.

    THELLËSISHT I PREKUR PREJ SURPRIZËS SË PAIMAGJINUESHME DHE NDERIMIT TË JASHTËZAKONSHËM NGA PRESIDENTI I EMIRATEVE TË BASHKUARA, SHEIKH MOHAMMED BIN ZAYED AL NAHYAN 🙏
    AKORDIMI I MEDALJES MË TË LARTË TË VENDIT MIK, E CILA MBAN EMRIN E THEMELUESIT TË EMIRATEVE TË BASHKUARA, SHEIKUT ZAYED, ËSHTË RESPEKTI DHE VLERËSIMI MË I MADH PËR NJË KRYEMINISTËR SHQIPTAR, QË E MORA PËRULËSISHT PLOT ME KRENARI PËR SHQIPËRINË, E ME MIRËNJOHJE TË THELLË PËR MIKUN E MADH TË SHQIPTARËVE, LARTËSINË E TIJ SHEIKH MOHAMMED BIN ZAYED, SI EDHE PËR ÇDO SHQIPTAR QË MA KA BESUAR UDHËHEQJEN DHE PËRFAQËSIMIN E ATDHEUT TONË