Botë Lajme

Zëvendëspresidentja me deklarata ndryshe prej Trumpit: Maduro është presidenti i vetëm i Venezuelës

    Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, ka thënë se Nicolas Maduro mbetet i vetmi president i Venezuelës.

    Deklaratën e dha në një paraqitje televizive, pas arrestimit të Maduros nga forcat amerikane gjatë natës.

    Deklarata e saj vjen vetëm pak pasi presidenti amerikan, Donald Trump, u shpreh se ajo është betuar si lidere e re e shtetit. E Trumpi po ashtu ka thënë se ajo është dakorduar të bashkëpunojë me SHBA-në “sepse nuk kishte opsion tjetër”.

    Rodriguez në paraqitjen televizive ishte me kryeparlamentarin Jorge Rodriguez, të cilin e ka vëlla, si dhe me ministrat e brendshëm e të mbrojtjes.

    Rodriguez ka bërë thirrje për unitet dhe mbrojtje të shtetit pas “kidnapimit” të Maduros dhe ka thënë se Venezuela nuk do të jetë koloni e askujt.