Botë Kosovë Lajme

VETËVENDOSJE! 90,68% e votave të diasporës në Bern, dominim i qartë në Zvicër

    Sipas të dhënave të publikuara nga statusi në Facebook i Adnan Rrustemi, rezultati i votimit të diasporës shqiptare në Bern të Zvicrës tregon një mbështetje dërrmuese për VETËVENDOSJE!.

    Në qendrat CH 01/01 dhe CH 01/02 janë numëruar gjithsej 944 vota të vlefshme, ku shpërndarja është si vijon:
    • VETËVENDOSJE! – 856 vota (90,68%)
    • LDK – Lidhja Demokratike e Kosovës – 50 vota (5,30%)
    • PDK – Partia Demokratike e Kosovës – 22 vota (2,33%)
    • AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 14 vota (1,48%)
    • NISMA – 2 vota (0,21%)
    • Të gjitha partitë e tjera – 0 vota (0,00%)

    Rezultati nga Berni konfirmon orientimin politik të diasporës shqiptare në Zvicër dhe rolin e saj aktiv në proceset zgjedhore, me një epërsi të theksuar për VETËVENDOSJE!./press7.tv