Ylli i njohur portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, dhe partnerja e tij Georgina Rodríguez, u bënë pronarë të Nujuma, një rezidencë ekskluzive brenda kompleksit Ritz-Carlton Reserve, pasi blenë dy vila luksoze brenda projektit “The Red Sea Residences” në Detin e Kuq.
Në këtë strehë të fshehtë, që ofron privatësi të plotë, mund të arrihet vetëm me anije ose hidroavion, gjë që thekson edhe më shumë ekskluzivitetin e saj.
Deti i Kuq është një vend vërtet i jashtëzakonshëm. Qysh nga vizita jonë e parë, Georgina dhe unë ndjemë një lidhje të veçantë me ishullin dhe bukurinë e tij natyrore. Është një vend ku ndjejmë paqe. Tani që kemi një shtëpi këtu, mund të kalojmë kohë cilësore me familjen tonë në privatësi dhe qetësi kur të dëshirojmë”, tha futbollisti portugez pas blerjes.
Çifti ka vizituar këtë zonë që nga viti 2023, duke shijuar detin kristal dhe privatësinë e plotë, dhe tani vendosën të blejnë dy vila në Nujuma, njërën me tri dhoma gjumi për qëndrim familjar dhe tjetrën me dy dhoma gjumi.
Ky veprim është pjesë e strategjisë së investimeve në pasuri të paluajtshme të Ronaldos, por edhe dëshirës së tij për të shijuar paqe me familjen larg syve të publikut. Në këtë mënyrë, ai ka rritur edhe më shumë pasurinë e tij, duke investuar në dy prona në një nga destinacionet më ekskluzive dhe tërheqëse në botë.
Është interesante se Ronaldo dhe Georgina ishin ndër blerësit e parë që zgjodhën këtë vend pas pushimeve të tyre të mëparshme.
Me kënaqësi i mirëpresim Cristiano dhe Georginën në komunitetin The Red Sea Residences. Vendimi i tyre për të pasur pronë këtu konfirmon tërheqjen e këtij destinacioni për ata që kërkojnë një përzierje luksi, privatësie, natyre dhe aventure”, tha John Pagano, Drejtor Ekzekutiv i Red Sea Global Group.

