Lajme Maqedoni

Ndarja nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi, Komuna e Çairit dhe e Tetovës shpallën ditë zie

    Sipas kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ky vendim pasqyron pikëllimin dhe respektin e thellë të komunitetit tonë për humbjen e papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, një artist i dashur që la gjurmë të veçanta në skenën muzikore shqiptare. Po ashtu, libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur nga e marta deri të premten, në teatër, për t’u mundësuar të gjithëve të lënë mesazhin e tyre të ngushëllimit.

    Edhe Komuna e Tetovës ka shpallur ditë zie në të gjithë territorin e saj. Shpat Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare. Kasapi u varros të dielën në varrezat e qytetit të Tetovës, ku të pranishëm ishin mijëra shqiptarë.