Sonte, në një atmosferë të veçantë, kujtuam një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare – vendimin që i dha gjuhës shqipe formën e saj të përbashkët dhe vulosi identitetin tonë kulturor.
Zëri i fëmijëve, interpretimi i tyre i pastër e plot dashuri, na riktheu te rrënjët, te sakrificat dhe vizioni i rilindasve që luftuan që gjuha jonë të kishte alfabetin e sotëm. Ajo punë titanike është sot krenaria jonë e përbashkët.

Alfabeti shqip nuk është vetëm një sistem shkrimi – është simbol i qëndrueshmërisë, dinjitetit dhe unitetit tonë kombëtar. Përmes tij, ne kemi ruajtur identitetin, kemi ndërtuar kulturën dhe kemi forcuar lidhjen mes brezave.
U jam mirënjohës të gjithëve që morën pjesë në këtë event të bukur, veçanërisht fëmijëve që me zërin e tyre e bënë këtë mbrëmje edhe më domethënëse.
Gjuha shqipe na bashkon – le ta mbrojmë, zhvillojmë dhe nderojmë përherë./press7.tv


