Sport

Kosova zhvillon stërvitjen, e gatshme për ndeshjen ndaj Zvicrës

    Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e radhës për ndeshjen e së martës ndaj Zvicrës.

    Kosova nga ora 20:45 e pret Zvcrën në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

    Të gjithë futbollistët janë në dispozicion të selektorit, Franco Foda.

    Pas fitores 2:0 të shtunën ndaj Sllovenisë në Lubjanë, Kosova e siguroi pozitën e dytë në Grupin B që dërgon në plejof. Zvicra i prin grupit me 13 pikë.

    Me fitore 6:0 të martën ndaj Zvicrës, Kosova kualifikohet direkt në Botëror. Derisa ky rezultat vlerësohet i paarritshëm, paraqitja në plejof është sukses historik për “Dardanët”.