Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas fitores së Kosovës në ndeshjet kualifikuese, duke e cilësuar atë si një moment historik për ekipin dhe vendin.
Në postimin e tij, Kurti tha se fushata e kualifikimeve ka nisur me besim dhe se faza e radhës do të vijojë me vetëbesim edhe më të madh. Ai theksoi se ekipi kombëtar “bëri histori” dhe se ëndrra e tyre vazhdon të ndiqet.
Kryeministri falënderoi futbollistët dhe tifozët për emocionet dhe gëzimin e sjellë, duke e mbyllur reagimin me fjalët: “Me ty, Kosovë. Gjithmonë.”/press7
Postimi i plote:
https://www.facebook.com/share/p/1AKBbLxrkq/?mibextid=wwXIfr

