Në Romë të enjten për herë të parë po zhvillohet një mbledhje mes qeverisë italiane dhe asaj të Shqipërisë. Kryeministria italiane Georgia Meloni dhe homologu i saj Edi Rama janë ulur ballë përballë bashkë me ministrat e dy kabineteve në “Villa Doria Pamphili”, raporton TopChannel.
Fillimisht u zhvillua një takim mirëseardhje mes Melonit dhe Ramës.
Gjatë takimit të sotëm, Shqipëria dhe Italia do të nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe dhe memorandume të mirëkuptimit.
Këto marrëveshje lidhen me bashkëpunimin strategjik Itali-Shqipëri në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit.
Dy shtetet kanë marrëdhënie të mira prej kur Meloni erdhi në pushtet në fund të vitit 2022.

