Kosovë Lajme Maqedoni

Adnan Azizi: Memli Krasniqi tregoi burrëri dhe ndershmëri politike, ndryshe nga Ali Ahmeti që shpalli fitore imagjinare

    Shkup, 12 nëntor 2025 – Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka përgëzuar kryetarin në dorëheqje të PDK-së, Memli Krasniqin, për aktin e tij të guximshëm dhe moral të dorëheqjes pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet komunale në Kosovë.

    Në reagimin e tij publik, Azizi vlerësoi se Krasniqi dëshmoi vetëdije lidershipi dhe përgjegjësi politike, duke theksuar se ndryshe nga liderë të tjerë në rajon, ai nuk u fsheh pas arsyetimeve boshe dhe as nuk shpalli fitore imagjinare si Ali Ahmeti.

    “Memli Krasniqi dëshmoi burrëri dhe vetëdije lidershipi me dorëheqjen e sotme. Edhe pse kishte vetëm një komunë më pak se partitë fituese, ai nuk gjeti arsyetime banale si Ali Ahmeti, e as nuk shpalli fitore imagjinare, por dha dorëheqje dhe e mori përgjegjësinë e humbjes. Përgëzime për këtë akt parimor dhe të guximshëm,” – ka shkruar Azizi.

    Deputeti i VLEN-it shtoi se ky veprim duhet të shërbejë si shembull për gjithë liderët politikë shqiptarë, që të mos e shohin pushtetin si pronë personale, por si përgjegjësi ndaj qytetarëve.

    Dorëheqja e Krasniqit u mirëprit gjerësisht në opinionin publik si shenjë pjekurie politike dhe respekt ndaj votës qytetare, ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë debatet mbi qëndrimin e Ali Ahmetit, i cili edhe pas humbjeve të thella të BDI-së në disa komuna shqiptare, vazhdon të shpallë fitore simbolike./press7