Kosovë Lajme

VV fiton Mitrovicën, Gjilanin, Fushë Kosovën…, Kurti: Fituam 7 komuna përballë të gjithve

    Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka shënuar fitore të rëndësishme në zgjedhjet lokale të zhvilluara këtë të diel. Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka deklaruar se partia e tij ka fituar 7 komuna: Pejë, Gjilan, Obiliq, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Kamenicë dhe Shtime. Kurti theksoi se kjo fitore është rezultat i besimit të qytetarëve dhe e konsideroi si një mesazh të qartë për përfaqësimin lokal.

    Në të njëjtën kohë, në Mitrovicën e Jugut, kandidati i VV-së, Faton Peci, ka dalë fitues në balotazh duke siguruar 53,54% të votave ose 17,369 vota, ndërsa kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, mori 46,46% ose 15,074 vota.(INA)