Lajme Maqedoni

Kaim Bojku dhe Pensionimi i Ziadin Selës

    Strugë, Press7 – Një prej figurave më të përkushtuara të diasporës shqiptare në Zvicër, Kaim Bojku me shokët e tijë, ka shënuar kthesën më të madhe politike në Strugë, duke u bërë simbol i rezistencës dhe ndëshkimit moral ndaj liderëve që harruan idealet e tyre.

    Nga një ushtar i dikurshëm dhe aktivist i dalluar i Ziadin Selës, Bojku me shokët e diasporës u shndërrua në faktor kyç të ndryshimit që solli fitoren e kandidatit të pavarur Mendi Qyra, tashmë kryetar i ri i Strugës.

    Zhgënjimi që ndezi revoltën

    Gjithçka nisi kur Ziadin Sela, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, hodhën poshtë kandidatin e propozuar nga diaspora, Lulzim Nasufin, kryetar dege në Strugë, për ta zëvendësuar me një kushëri të Selës nga Livadhia. Ky vendim, i marrë pa konsultim dhe jashtë çdo rregulli politik, u pa si akt i hapur tradhtie ndaj diasporës që për vite me radhë kishte organizuar dhe mbështetur subjektin e tij.

    Në vend të dorëzimit, Kaim Bojku me shokët strugan të diasporës zgjodhën veprimin. Ata mobilizuan diasporën shqiptare në Zvicër, organizuan transport dhe fluturime për votuesit, duke alarmuar opinionin publik për klientelizmin dhe familjarizmin që po shtriheshin në politikën lokale të Strugës nga Ziadin Sela!

    Ushtarët e betejës elektorale

    Në rrethin e parë dhe të dytë , Kaim Bojku me shokët u shndërruan në “ushtarët elektoral”, duke u bërë një prej faktorëve vendimtarë në fitoren e Mendi Qyrës. Me strategji, përkushtim dhe besim, ata arritën të rikthenin dinjitetin e qytetarëve që për vite ishin zhgënjyer nga politika e vjetër.

    Sipas burimeve për redaksinë Press7, Bojku me diasporën ka qenë ndër kontribuesit më të mëdhenj në ngritjen e subjektit të Ziadin Selës. Por, ashtu si shumë të tjerë që dikur e mbështetën me idealizëm, ai përfundoi i injoruar nga vetë lideri që dikur e konsideronte bashkëluftëtar.

    Sela, i cili humbi një nga bazat më të forta, vendlindjen Strugën, diasporën shqiptare, sot përballet me “pensionimin” e tij politik, të shkaktuar nga ky grup personash. Kaim Bojku, afarist i suksesshëm në Zyrih dhe simbol i një ideali që nuk blihet me poste./press7.tv