PDK-ja ka arritur marrëveshje me AAK-në për balotazhin në Mitrovicën e Jugut më 9 nëntor.
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebookut për arritjen e marrëveshjes.
Tahiri në balotazh do të përballet me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci.
Të dielën PDK-ja ka arritur marrëveshje me LDK-në në Mitrovicë.
Sot, zyrtarisht edhe AAK-ja i është bashkuar rrugëtimit dhe vizionit tonë për Mitrovicën. Faleminderit kryetarit z. Qazim Nimani dhe strukturave të AAK-së për besimin dhe mbështetjen! Mitrovicën e kemi shtëpi dhe së bashku do ta ndërtojmë kapitullin e ri të bashkëpunimit, punës dhe shpresës. 9 nëntori do të jetë dita e bashkimit të qytetarëve, sepse Mitrovica është mbi partitë politike!” – ka shkruar Tahiri në Facebook.
https://www.facebook.com/ariantahiriofficial/posts/762989713444775?ref=embed_post

