Kosovë Lajme

Murati: Në të kaluarën ishte e mundshme të ketë bashkëpunim përmes terminaleve e pozitave në ambasada

    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pas dështimit që Qeveria Kurti 3 t’i sigurojnë numrat e mjaftueshëm, deklaroi se interesi shtetëror sot mori pozitën e dytë.

    Sipas Muratit, në të kaluarën ka qenë më e mundur të ketë bashkëpunim, duke akuzuar se koalicionet janë lidhur përmes terminale e pozitave në ambasada.

    “Opozita është ajo që na ka zvarritur tash e sa muaj. Ky është një paradoks në vetvete. Është tragjike për demokracinë e një vendi. Kemi një situatë ku modeli i bashkëpunimit që kemi ofruar ne është refuzuar. Ndoshta në të kaluarën ka qenë më e lehtë që të gjendet bashkëpunim përmes terminaleve doganore, përmes pozitave në ambasada të caktuara dhe përmes edhe ryshfeteve e korrupsioneve të tilla të ngjashme”, deklaroi Murati.

    Tutje Murati tha se kanë ofruar edhe Qeveri pa Listën Serbe, parti të cilën partitë e tjera e prisnin deri në orët e vona t’ia votonin Qeverinë me instruksione të Beogradit.

    Kemi ofruar Qeveri pa Listën Serbe në të. Qeveri që nuk e pret Listën Serbe me orë të tëra derisa të vije nga Beogradi me instruksione që ka marrë nga atje si ta sabotoj Republikën e Kosovës. Kemi ofruar marrëveshje që nuk parasheh që në tre katër muajt e parë të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”, deklaroi Murati.

    Murati tutje ka folur edhe për propozimin e Albin Kurtit që Dimal Basha të jetë Ministër i Infrastrukturës. Ai tha se “Dimal Basha ka qenë prej fillimit i përcaktuar si ministër por siç e dini kemi qenë të kushtëzuar nga opozita ta propozojmë për kryetar kuvendi dikë që s’ka qenë ministër në Qeverinë Kurti 2”.

    https://youtu.be/n39iZuiV-Ho?si=CckPQBurhGSznFEt